Pas një muaji, boshatisen dhomat e urgjencës në Bergamo

430
Sigal

Pas më shumë se dy muaj nuk shihen më barela apo bombula oksigjeni dhe nuk shikohen më turma me pacientë që rrinë me padurim duke pritur të shtrohen në spital.

“Ditën e sotme mediat italiane kanë shkruar se spitali “Papa Giovanni XXIII” në Bergamo, për herë të parë pas një muaji është bosh, korridoret janë të lira, salla e pritjes është pothuajse e qetë”, shkruan gazeta “La Repubblica”

Pamjet e dhimbshme, pacientët në momentet e fundit të jetës, apo mjekët që vraponin të shpëtonin të sëmurët nuk shihen më.

Lajmi për zbrazjen e spitalit të Bergamos vjen videos emocionuese të mjekëve në Milano të cilët treguan se një repart për Covid-19 u mbyll sepse numri i pacientëve që e kishin të nevojshëm shtrimin në spital u ul ndjeshëm.

Pavarësisht se kanë humbur jetën mbi 23 mijë persona, duket sikur gjendja po shkon drejt përmirësimit.

Kujtojmë që Italia është vendi i dytë në botë me më shumë viktima nga virusi, pas ShBA-veë, ku deri më tani numëron 23,660 persona të vdekur dhe 178,972 të tjerë të infektuar nga virusi.