Bagdad, ushtria irakiane njofton çlirimin e plotë të Ramadit

457
Forcat irakiane çliruan sot qytetin e Ramadid, në perëndim të Bagdadit dhe ngritën flamurin kombëtar në kompleksin qeveritar, theksoi një zëdhënës i komandës irakiane të operacioneve.
“Ramadi u çlirua dhe forcat e armatosura të kundërterrorizmit kanë ngritur flamurin në selinë qeveritare”, theksoi gjenerali i brigadës, Yahya Rassool për televizionin shtetëror.
Qyteti ishte në duart e Shtetit Islamik që prej muajit të kaluar. Kjo rimarrje përbën fitoren më të madhe të ushtrisë përballë xhihadistëve.
Sigal