Parlamenti Europian përkrah futjen e Kroacisë në zonën “Shengen”

484
Parlamenti Europian, në mbledhjen në Strasbourg, gjatë debatit tematik ka përkrahur hyrjen e Kroacisë në zonën “Shenge”n.
Hyrja, sipas asaj që presin europarlamentarët kroatë, mund të ndodhë në vitin 2019, shkruan “Jutarnji list”.
Baza kryesore e propozimit të këtij ndryshimi të madh në sistemin e hyrje-daljes nga BE është se në Union nuk duhet të ketë shtete të rendit të dytë, dhe se, për këtë arsye propozohet që zona “Shengen” të zgjerohet edhe në Bullgari, Rumani e Kroaci.
Nga Kroacia tani pritet që deri në fund të vitit të ardhshëm të plotësojë të gjitha kriteret për t’u bërë anëtare e zonës “Shengen”.
Sigal