Parkinson apo instikte ushtarake të mbetura, Putin i studiohet ecja

514
Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë që kanë marrë pjesë në trajnimet e armatimeve të KGB-së, kanë ngelur “të infektuar” nga instiktet e lëvizjes si dhe ecja e asaj kohe.
Ecja, e shoqëruar nga një lëvizje e patundur e krahut të djathtë, mendohet të jetë simptomë e sëmundjes së Parkinsonit.
Megjithatë, ekspertët e lëvizjeve të çrregullta, hodhën dritë mbi manualet e trajnimit të KGB-së që i shtynin agjentët të lëviznin në mënyra të veçanta.
Megjithatë ekspertët këshillojnë doktorët që të kenë parasysh lëvizje të tilla kur të kontrollojnë një pacient.
Duke qenë se ekspertët e lëvizjeve të çrregullta shohin mënyrën e ecjes së një personi, ata kërkuan disa video në YouTube për të parë ecjet e presidentit rus Vladimir Putin, duke vënë re një reduktim të dukshëm të tundjes së krahut të djathtë në disa raste.
Duke kërkuar shpjegime të tjera përveç Parkinsonit, ekspertët hasën me një manual trajnimi të ish-KGB-së ruse, ku jepeshin instruksione se si operativët duhet të qëndronin në fushë.
Sigal