Vritet në Pukë një nga 6 riqebujt e mbetur

607
Në malin e Munellës në rrethin e Pukës është gjetur një kelysh Rreqebulli i vrarë.
Shqetësimin për vrasjen e tij e ka dhënë Shoqata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit natyror në Shqipëri, e cila prej vitesh investon në Malin e Munellës për ruajtjen e kafshës së rralle. 
Vrasja kësaj kafshe të rrallë ka tronditur ambientalistët nisur nga fakti se në malin e Munëllës dyshohet të jenë 4 – 6 kafshë të tilla nga i cili në të gjithë Ballkanin mendohet të jenë edhe vetëm 40 të tillë.

Gjuetia e tyre përbën një rrezik serioz për zhdukjen e kësaj specie.
Sipas Specialisteve të Mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit Natyror në Shqipëri, ky rast është një apel për marrjen e masave të menjëhershme nga Inspektoriati i pyjeve për monitorimin e Malit të Munellës, si dhe të rritet sensibilizimi i banorëve të zonës për ruajtjen e kafshës në zhdukje.
Autori i vrasjes së rrëqebullit është një bari i vogël i zonës, i cili e ka vrarë atë me gurë, pa e ditur se çfarë kafshe ishte.
Në Shqipëri, rrëqebulli është i mbrojtur me ligj që prej vitit 1969.
Së fundmi, kuadri ligjor është përmirësuar me Ligjin Nr. 10253, datë 11.03.2010 “Për gjuetinë” dhe Ligji Nr. 7/2014, “Për shpalljen e ndalimit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.
Sigal