Parandalohet vrasja në tren

444
Tre shtetas amerikane janë shndërruar ne heronj pasi shmangen nje ngjarje qe rrezikoi te shndërrohej ne tragjedi. Tre personat, dy prej te çileve, pjesëtare te forcave ajrore dhe rojës kombëtare amerikane ndaluan nje person të armatosur me kallashnikov, pistolete e thike ne nje tren te shpejtësisë se larte udhëtonte nga Amsterdami për në Paris. Ai është nje 26 vjeçar maroken qe u arrestua me pas nga policia franceze ne qytetin Arras. Agresori plagosi dy pasagjere ne tren, përpara se te neutralizohej. Nje nga amerikanet mbeti gjithashtu i plagosur. Mediat franceze raportuan se ai ishte emër i njohur për shërbimet e inteligjencës. Vlerësime per aktin kurajoz te amerikaneve erdhën nga presidenti francez Hollonde dhe ministri i Brendshem francez Cazeneuve, qe deklaroi se pa qetësinë e tyre, kjo ngjarje mund të ishte kthyer në tragjedi. Edhe presidenti amerikan Obama tha se veprimet e amerikaneve parandaluan një ngjarje te rende, pasi në tren gjendeshin mbi 500 udhëtarë.
Sigal