Paralajmërimi i Erdogan – ‘Asnjë europian nuk do ecë i sigurtë në rrugë me këtë sjellje ndaj Turqisë’

566
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka përshkallëzuar akuzat ndaj Perëndimit, duke deklaruar se asnjë qytetar europian në mbarë botën nuk do të mund të ecë i sigurtë në rrugë nëse vendet e BE vijojnë të kenë këtë qasje diplomatike përkundër Turqisë.

“Nëse Evropa vazhdon në këtë mënyrë, nuk ka evropian në çdo pjesë të botës që të mund të ecë i sigurtë në rrugë”, u tha Erdogan gazetarëve në Ankara.

Ai shtoi: “Ne, si Turqi, i bëjmë thirrje Evropës për të respektuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë.”

Deklarata e Erdogan vjen pas paralajëmrimit të kancelares Merkel për ti dhënë fund retorikave të luftës.

Turqia është përfshirë nga një krizë diplomatike me Gjermaninë dhe Holandën, pasi këto të fundit ndaluan zyrtarët turq të mbanin fushata në mbështetje të referendumit të prillit që forcon pushtetin e Presidentit turk.

“Zyrtarët qeveritarë turq janë ende pjesë e takimeve me mërgatën turke në të gjithë Evropën, por nuk po bëjnë fushatë për referendumin”, ka thënë zëvendës/kryeministri turk.

Numan Kurtulmus tha se synimi ishte për të sqaruar komunitetin turk në Europë mbi ndryshimet kushtetuese të propozuara në referendum.

Ai tha se “hapat e neo-nazizmit dhe racizmit ekstrem” janë duke u dëgjuar në Europë.

Më herët, Erdogan e ka quajtur Holandën “mbetjet naziste” dhe akuzoi Gjermaninë për “veprime fashiste.”

Presidenti turk ka paralajmëruar gjithashtu se vendi i tij mund të shqyrtojë lidhjet e saj me Europën pas referendumit, të cilën ai shpreson se do t’i japë atij kompetenca të reja.

Ai e ka përshkruar Evropën si “fashiste dhe mizore”, duke thënë se ajo i ngjan epokës së para Luftës së Dytë Botërore.
Sigal