Para nisjes në Bruksel, kryeministri Albin Kurti pritet nga Papa Françesku në Vatikan

91
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me Papa Françeskun në Vatikan gjatë vizitës së tij zyrtare në këtë vend.

Fill pas këtij takimi ai u nis drejt Brukselit për të diskutuar rrugët e tejkalimit të krizës në veri të Kosovës, me ftesë të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell.

I shoqëruar në këtë vizitë Kurti ishte me ministrja Rozeta Hajdari. Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit më herët, përveç se me Papa Françeskun, Kurti kishte në agjendë edhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.

Para nisjes në Bruksel, kryeministri Albin Kurti pritet nga Papa

Para nisjes në Bruksel, kryeministri Albin Kurti pritet nga Papa