“Papa Françesku nuk e ka kaluar rrezikun”, mjekët: Do të qëndrojë edhe një javë tjetër në spital

Papa Francesku nuk e ka kaluar akoma rrezikun. Mjekët që po ndjekin trajtimin e tij mjekësor për pneumoninë bilaterale, thonë se ai ka nevojë për të paktën edhe një javë terapi intensive. Mjekët e Papa Françeskut thonë se ai është duke u përmirësuar, por “jo jashtë rrezikut”.

Papa Françesku, është shtruar në spital javën e kaluar dhe gjendja shëndetësore e 88-vjeçarit vazhdon të jetë komplekse. Ai u shtrua në spitalin Gemelli të Romës të premten e kaluar me bronkit, pasi kishte pasur vështirësi në frymëmarrja dhe Selia e Shenjtë ka anuluar të gjitha aktivitetet e tij.

NOA

Vatikani tha se për shkak të një infeksioni polimikrobik dhe bronikitit asmatik, Papa është dashur të përdorë antibiotikë. Por, pas kontrolleve të reja që Papa ka bërë pasditen e 18 shkurtit, sipas Vatikanit, mjekët kanë vërejtur “pneumoni të dyfishtë, që kërkon terapi shtesë” mjekësore