Panik dhe frikë tek fëmijët/ Policia arreston një burrë dhe një grua pasi u përpoqën të rrëmbenin 4 vjeçaren

216
Sigal

Policia po heton pasi një burrë dhe një grua pasi thuhet se u përpoqën të kapnin një vajzë katërvjeçare dhe ta largonin nga shkolla.

Një i afërm i cili sapo kishte mbërritur te portat e shkollës për të marrë vogëlushen bërtiti nga tmerri dhe burri dhe gruaja, që dukeshin se ishin rreth të 30-tave, u larguan me nxitim.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në një rrugicë nga shkolla fillore Northdown në Cliftonville pranë Margate, Kent, rreth orës 15:30 të së martës.

Policia po shqyrton CCTV dhe i bëri thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë.

Shkolla Fillore Northdown ka lëshuar një mesazh për prindërit dhe kujdestarët për rrezikun e të huajve pas incidentit.

Drejtori Matthew Harris tha: “Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve tanë janë të një rëndësie të madhe për ne. Ndërkohë që kjo ngjarje ka shkaktuar panik dhe frikë tek fëmijët e shkollës.