Pakistan, jep dorëheqje ministri pakistanez

467
Një ministër në qeverinë e Pakistanit ka dhënë dorëheqje, pasi akuzoi ish-shefin e inteligjencës se kishte tentuar të organizonte grusht-shteti. Mushahid Ullah Khan, ministër për ambient, dha një intervistë për BBC më 14 gusht lidhur me protestat e dhunshme në Islamabad në vitin 2014 të udhëhequra nga lideri i opozitës Imran Khan dhe kleriku Tahir ul-Qadri.

Khan i tha BBC-së se ish-shefi i shërbimit të inteligjencës, gjenerali Zaheer-ul-Islam qëndronte pas protestave të dhunshme anti-qeveriare, ku u vranë 3 vetë dhe u plagosën më shumë se 500 të tjerë. Ministri i Informacionit Pervez Rashid tha se sot ai ka pranuar dorëheqjen e Khan . Ushtria pakistaneze mohoi këto pretendime dhe qeveria tha se nuk ishte në dijeni për një komplot të tillë.
Sigal