Francë, bie numri i emigrantëve që përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit

456
Numri i emigrantëve që përpiqen të kalojnë në terminalin e Eurotunelit afër Kalias ka rënë në 150 persona për natë, nga 2000 që kërkonin të kalonin në fund të muajit të kaluar, raportojnë zyrtarët. Kompania tha se ishin masat e shtuara të sigurisë që bënë ndryshimin e vërtetë. Por thotë se numri i personave që kërkojnë të kalojnë terminalin mbetet i papranueshëm. Emigrantët në Kalais bëjnë oferta për të kaluar për Mbretërinë e Bashkuar , duke shkaktuar vonesa në disa shërbime në Kanalin e La Manshit.
Qeveria britanike thotë se po shpenzon 7 milion paund për të përmirësuar sigurinë në Eurotunel, por pranon se ende ka shumë punë për të bërë.

Gardhe shtesë, të paguara nga Mbretëria e Bashkuar, janë ngritur duke synuar që ta bëjnë më të vështirë kalimin e emigrantëve për tek trenat në terminal. Edhe numri i shtuar i forcave policore po i mban emigrantët larg terminalit, duke shkaktuar kështu më pak ndërpreje në punën e trenave të mallrave dhe të pasagjerëve. Shumica e emigrantëve që ka dashur të hyjnë në terminale janë kapur nga rojet e sigurisë. Megjithatë shumë prej tyre po bëjnë të pamundur për të kaluar kufirin, bëjnë me dije zyrtarët.
Sigal