OBSH miraton përdorimin e vaksinës kineze “Sinovac”

253
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.

Njoftimi është bërë nga vetë OBSH, ku ditën e sotme ka dhënë aprovimin për vaksinën kineze, me të cilën janë vaksinuar një pjesë e mirë e shqiptarëve.

“OBSH miraton sot vaksinën Sinovac për përdorim emergjent, duke i dhënë vendeve apo komuniteteve të ndryshme sigurinë që i duhet për të vazhduar me vaksinimin.

Vaksina prodhohet nga kompania farmaceutike Sinovac me bazë në Pekin,” thuhet në njoftim.