Nxitja e marrëdhënieve mes dy vendeve, Xi Jinping vizitë zyrtare në Rusi

502
Sigal

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka arritur në Rusi për të zhvilluar bisedime lidhur me bashkëpunimin strategjik mes Pekinit dhe Moskës.

Xi Jinping u prit me nderime të larta shtetërore në aeroportin e Vnukovos paa takimit të planifikuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin. Ai pritet të marrë pjesë edhe në forumin ekonomik të Shën Petërsburgut, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 qershor dhe do të udhëhiqet nga Putini.

Presidenti kinez tha se vizita e tij në Rusi do të shërbejë si nxitje për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve më të mëdha të Azisë, bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe ndërveprime strategjike në epokën e re.

Këshilltari i Kremlinit për politikë të jashtme, Yuri Ushakov, tha se vizita e presidentit kinez është një ngjarje jetike për marrëdhëniet dypalëshe të të dyja vendeve.

Ushakov njoftoi se presidentët Jinping dhe Putin do ta nënshkruajnë një deklaratë të re për bashkëpunimin strategjik, i cili do të hyjë në një epokë të re”, shkruan “Free Europe”.