Ja çfarë parashikojnë meteorologët për ditët në vazhdim

580
Sigal

Orët në vijim të kësaj të mërkurë mbeten me kthjellime dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të mbrëmjes do të gjenerojnë shira të izoluar në zonat malore, pjesërisht zonat e ulta duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët të gjithë vijën bregdetare.

Që nga dita e enjte dhe në vazhdim, deri në fundjavë i gjithë territori do të paraqitet me mot të kthjellët, sipas meteorologëve.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 1,1–2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë kostante.

Të enjten do të arrijne deri në 27°C, ndërsa ditët vijuese sjellin rritje të ndjeshme duke bërë që termometri në fundjavë të ngjitet deri në 35°C.