Nxënësit në Maqedoninë e Veriut në protestë, kërkojnë zgjidhje për vitin e ri shkollor

224
Sigal

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoninë e Veriut, ka organizuar protesta kundër vendimit të qeverisë për zhvillimin e procesit mësimor nga distanca.

UNSHM-ja nuk e vlerëson vendimin e qeverisë për mësimin online, ndërsa kujton edhe jo efikasitetin e tij kur mësimi u zhvillua online, për shkak të mbylljes së shkollave nga pandemia.

Unioni ka kërkuar zhvillimin e procesit mësimor model të kombinuar varësisht kushteve epidemiologjike.

Ndërkohë gjatë muajit qershor UNSHM-ja i dorëzoi Ministrisë së Arsimit problemet me të cilat u përballen nxënësit gjatë mësimit online.

Po ashtu kërkuan krijimin e një platforme të përbashkët, pajisjen e nxënësve nga kategoria sociale me internet, pajisje elektronike si edhe investime me institucionet arsimore.