Nuk ka marrëveshje me Iranin, Kerri: Nuk do të negociojmë përgjithmonë!

507
Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, i bëri të qartë Iranit se Shtetet e Bashkuara dhe superfuqitë e tjera botërore nuk do të presin në përjetësi për një marrëveshje përfundimtare për programin bërthamor të Iranit, edhe pse pranoi që diskutimet janë për një çështje tepër të rëndësishme.
Kerri u tha gazetarëve në Vjenë, ku po mbahet takimi i zgjatur mes negociatorëve iranianë dhe atyre amerikanë, gjermanë, francezë, rusë, britanikë dhe të OKB-së, se marrëveshje që do të nënshkruhet duhet t’i durojë testit më të rëndësishëm, kohës.
“Jemi këtu sepse besojmë që po bëjmë përparime drejt një akordi, por siç e kam thënë disa herë, dhe siç e kam diskutuar edhe me presidentin Obama, nuk do të qendrojmë përgjithmonë në tavolinën e bisedimeve”
Pasi ka kaluar afati i 30 qershorit, palët janë në luftë me kohën, përveç se me veten, për të gjetur mirëkuptimin mbi programin bërthamor të Republikës Islamike, si dhe heqjes së sanksioneve që kanë rënduar ekonominë e saj. Ngërçi më i madh duket është refuzimi i Shteteve të Bashkuara për të hequr embargon e armëve ndaj Iranit, pavarësisht lëshimit të OKB-së.
Sigal