Greqia paraqet planin për reforma ekonomike

508
Qeveria greke ka paraqitur propozimin për reforma ekonomike, në një përpjekje për të siguruar një shpëtim të mëtejshëm nga kreditorët e saj ndërkombëtarë. Një zëdhënës për Jeroen Dijsselbloem, i cili kryeson Eurogrupin e ministrave të Financave, tha nënë mbrëmjen e 9 korrikut se kishte pranuar planin e ri.
Detajet për propozimin nuk ishin menjëherë në dispozicion, por kreditorët e Greqisë kanë kërkuar shkurtimin e pensioneve dhe reforma në taksa, në këmbim të një pakete të re shpëtimi.
Greqia, që ka një borxh të madh, është e dëshpëruar për një plan të tretë për të shmangur falimentimin dhe ndoshta edhe daljen nga monedha euro. Bankat e shtetit janë mbyllur për disa ditë, dhe limiti i tërheqjes së parave nga bankomatet ka qenë vetëm 60 euro. Një samit emergjent që përfshinë 28 shtetet e Bashkimit Evropian do të mbahet më 12 qershor.
Sigal