Njëbrirëshi prej tullumbace shpëton disa vajza nga mbytja

552
Sigal

Policia e Minesotës shpëtoi mrekullisht disa persona të mbërthyer në një unikorn të fryrë në një liqen lokal.

Zyra e Sherifit të Qarkut Chisago ndau videot e katër grave të bllokuara në barërat e këqija, ndërsa ata mbanin një njëbrirësh prej tullumbace të bardhë të fryrë dhe e dekoruar me ngjyra ylberi.

“Duke vozitur pranë një liqeni lokal, ne kemi vërejtur një grup femrash në një unikorn ylber të mbërthyer në barërat e këqija … dhe kanë mbetur gjatë të bllokuara atje”, shkroi zyra e Sherifit.

Me pak përpjekje ata arritën të sjellin në breg kamardaren me vajzat të cilat shpëtuan mrekullisht.

Përkundër situatës, grupi qeshi pasi zëvendës Scotty Finnegan i hodhi atyre një litar dhe filloi të tërhiqte ato.

Dhe një situatë e cila përfundoi pozitivisht dhe më së miri ka ngjallur jo pak gëzim në njerëzit që kontribuan në shpëtimin e tyre.