Një vra.sës serial ende i lirë? Autoritetet e SHBA thirrje për kujdes: Dyshohet se 6 gra janë vra.rë nga e njëjta dorë

106
Sigal

Autoritetet amerikane janë të shqetësuara për numrin e lartë të grave të vrara. Në tre muajt e fundit, 6 gra nga mosha 22 deri në 40 vjeç janë gjetur të vdekura në vende të ndryshme të izoluara në zonën e Portland, Oregon.

Sipas policinë, ekziston dyshimi që të gjashta të jenë vrarë nga e njëjjta dorë.

Policia u ka bërë thirrje të gjitha grave të kenë kujdes. Vdekjet e grave përshkruhen si “misterioze” nga autoritetet, pasi trupat e tyre u gjetën në Portland, në një distancë prej afërsisht 160 kilometra nga njëra-tjetra, në anë të rrugëve, në pyje ose në zona të izoluara rurale.

Trupi i fundit u gjet më 7 maj nga një burrë që peshkonte në një liqen në zonën Eagle Creek të Portland. Ishte 22-vjeçarja Ashley Real, e cila ishte raportuar e zhdukur që prej 27 marsit, shkruajnë mediat e huaja.

Një grua e dytë, Joanna Speaks, e cila ishte zhdukur në të njëjtën kohë, u gjet e vdekur më 8 prill. Shkaku i vdekjes së saj ishte trauma e fortë në kokë dhe qafë, sipas Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Clark.