SHBA dhe Kanada arrijnë marrëveshje të re tregtare për të zëvendësuar Naftan

457
Sigal

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja kanë arritur një marrëveshje të re tregtare, së bashku me Meksikën, për të zëvendësuar marrëveshjen aktuale të Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (Nafta).

Marrëveshja Shtetet e Bashkuara-Meksiko-Kanada (USMCA) thuhet se i jep më shumë akses SHBA-së në tregun e qumështit të Kanadasë dhe uljen e tarifave për eksportin e makinave të Kanadasë në SHBA.

Megjithatë, deklarata e përbashkët SHBA-Kanada nuk dha detaje të marrëveshjes.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërkuar prej kohësh ndryshimin e Naftas, e cila qeveriste më shumë se 1 trilon dollarë në tregti.

Deri vonë u duk  sikur Kanadaja mund të përjashtohej nga një marrëveshje përfundimtare.

“Sot, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje, së bashku me Meksikën, për një marrëveshje të re dhe të modernizuar tregtare për shekullin 21: Marrëveshja Shtetet e Bashkuara-Meksiko-Kanada”, tha Robert Lighthizer i SHBA-së dhe ministri i Jashtëm Kanadez Chrystia Freeland në një deklaratë të përbashkët.

Marrëveshja “do t’u japë punëtorëve tanë, fermerëve, dhe bizneseve një marrëveshje të nivelit të lartë tregtar që do të rezultojë në tregje më të lira, tregti më të drejtë dhe rritje të fuqishme ekonomike në rajonin tonë”.

Ajo vjen pasi SHBA ndërmori një luftë tregtare në disa fronte këtë vit, duke përfshirë vendosjen e tarifave për importin e çelikut dhe aluminit nga Meksika dhe Kanadaja.