Një mijë e 200 makina të bllokuara në dëborë për më shumë se 20 orë në Athinë!

201
Sigal

Reshjet e dendura të dëborës të ditëve të fundit që kanë përfshirë kryeqytetin grek, Athinën, kanë krijuar një situatë kaotike në rrugët e vendit. 1200 automjete kanë ngecur në “Atiki Odo” për mbi 20 orë pasi lëvizja është bërë gati e pamundur për shkak të dëborës.

Pa ngrohje të “dorëzuar” në temperaturat nën zero, pa ushqim dhe pa ujë kanë mbetur shoferët dhe pasagjerët e makinave që kanë krijuar radhë të gjata në pritje të zhbllokimit.

Në këto momente të vështira, ushtria greke është angazhuar për t’i ardhur në ndihmë njerëzve që po vuajnë larg familjeve në kushte ekstreme të motit, duke i ofruar ushqim të ngrohtë dhe ujë të pijshmë.

Një tmerr, jam këtu nga mëngjesi i djeshëm në orën 9. Shumë dëborë s’kemi marrë ndihmë“, tha njëri prej shoferëve të ngecur.

 

“Jam këtu prej më shumë se 20 orësh. Nuk kemi asnjë informacion”, tha një tjetër i dëshpëruar nga gjendja e rëndë në të cilën ndodhet.

Situata është alarmante në vendin fqinj! Ka fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar që po presin në makinën e tyre të zhytur në dëborë.