Erisa Xhixho: Mungesa e investimeve në arsim mbyll shkollat në dimër dhe largon të rinjtë në emigracion

175
Raporti i fundit i UNICEF thekson mungesën e inveshtimeve në arsim e cila doli në pah sërisht këto ditë të ftohta dimri ku ende 90% e shkollave tona kanë mungesë të sistemit të ngrohjes ,sot kur qeveria flet për epokën e “digitalizimit”.
Studimet që ka referuar UNICEF tregojnë se fëmijët dhe prindërit e shohin emigracionin si një zgjedhje pozitive.
Vendimi i thuajse 60% të maturantëve për të studiuar jashtë vendit pasqyron jo vetëm vlerësimin që kanë lidhur me perspektivat e tyre ekonomike, por edhe sistemin arsimor kombëtar.
Shpenzimet publike për arsimin arritën vetëm 3.4 për qind të PBB-së në Shqipëri në vitin 2020, që është më pak se mesatarja e OECD-së (5.4%) dhe BE-së.
Arsimi nuk është prioritet për këtë qeveri e cila nuk alokon buxhet për investime në infrastrukturë, për rritjen e pagës së mësesve dhe pedagogëve , për përmirësimin e kurrikulave dhe cilësinë e mësimdhënies.
Vetëm propagandë ,shkolla që inagurohen të cilat nuk përballojnë dot ditë të ftohta ku nxënësit tanë detyrohen të mësojnë me xhupa e të shkruajnë me dorashka në mes të dimrit.
Kjo maxhorancë kishte merak që në buxhetin e 2022 të alokonte fonde për PPP dhe oligarket pranë saj dhe jo për të rritur buxhetin për arsimin në 5 %PPB .
Arsimi duhet jetë prioritet kombëtar dhe investimi në edukim është e vetmja mënyrë për të zhvilluar ekonominë dhe ndaluar shpopullimin që po i ndodh vendit.
#arsim#mungesëinvestime#unicef#shpopullimi
Sigal