Një flamingo e zezë në parkun kombëtar ‘Sultan Sazligi’

276
Sigal

Në parkun kombëtar ”Sultan Sazligi”, në pjesën qendrore të Turqisë, i cili paraqet një habitat të rëndësishëm për shpendët shtegtarë, është shfaqur një flamingo e zezë, fenomen i rrallë në botë.

Drejtoria rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Parqeve Kombëtare në provincën Kayseri tha se ky rast është fryt i punimeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve për ta kthyer parkun kombëtar në ditët e tij të lavdishme pasi, për shkaqe të ndryshme, ishte kthyer në stepë.

Flamingoja e zezë për herë të fundit në Turqi është vërejtur në Zonën e Zhvillimit të Botës së Kafshëve të Egra ”Akyatan-Tuzla” në Adana.

Flamingoja ka tërhequr interesim të madh te vizitorët.