Nis gjyqi kundër partisë së Agimit të Artë…si organizatë kriminale!

411
Kryetari i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos dhe 17 deputetët e kësaj partie do të dalin sot para gjykatës në Athinë. Procesi, nisja e të cilit përkon me ditën e lindjes së Adolf Hitlerit, konsiderohet i paprecedent në historinë Europiane. Për të parën herë pas Luftës së Dytë Botërore ulet në bangën e të akuzuarve një parti politike parlamentare.
Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat e krijimit dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale. Disa prej tyre akuzohen edhe për vrasjen e këngëtarit antifashist, Pavlos Fyssas. Gjykatësit pritet të përcaktojnë nëse organizata është një morfemë e tipit nazist e kamufluar si parti politike.
Gjyqi, që pritet të zgjasë rreth një vit, do të zhvillohet në burgun e Koridalosit. Banorët e zonës përreth burgut të Koridalosit janë kundër këtij procesi.
Sipas tyre, masat e larta të sigurisë do të krijojnë probleme me procesin mësimor në 11 shkollat e zonës, ku ka nisur sezoni i provimeve. Ndaj ekziston mundësia që pas leximit të aktakuzës, gjyqi të ndërpritet për të rinisur në fund të këtij sezoni.
Sigal