Ngushtohet diferenca mes Donald Trump dhe Hillary Clinton për presidencialet 2016

401
Manjati i pasurive të patunshme Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 po fiton terren përballë demokrates, Hillary Klinton, sipas një sondazhi të publikuar sot. Sipas një sondazhi të CNN-it dhe ORC-së, diferenca po ngushtohet në mënyrë të konsiderueshme mes dy kandidatëve me profile mjaft të ndryshme, në qoftë se ish-shefja e diplomacisë amerikane renditet si gjithmonë e para, ajo i paraprin biznesmenit me gjashtë pikë (51 për qind kundrejt 45 për qind). Në korrik, balanca e pushtetit ishte 56 për qind me 40 për qind, në muajin qershor 59 për qind me 35 për qind.
Sondazhi tregon se miliarderi që krijoi shumë zhurmë në fillim të garës për Shtëpinë e Bardhë, vazhdon të zgjerojë hendekun në kampin republikan pavarësisht polemikave të shumta. Trendi nga ana tjetër nuk është më në favor të Hillary Clinton-it. Nëse mbetet në krye në kampin e vet, ajo pritet të marrë tashmë vetëm 47 për qind të votave (ose një rënie prej nëntë pikësh në krahasim me muajin korrik), duke kaluar për herë të parë nën nivelin 50 për qind që nga fillimi i sondazhit të vitit 2016 iniciuar nga CNN/ORC.
Në të majtë e saj, senatori i pavarur i Vermontit, Bernie Sanders shënoi një rritje të konsiderueshme me 29 për qind, një rritje prej 10 pikësh në krahasim me muajin korrik. Zëvendëspresidenti Joe Biden, i cili nuk ka bërë ende publik faktin nëse do të marrë pjesë në garë, u rendit i treti me 14 për qind. Sondazhi u realizua me anë të telefonit ku u intervistuan rreth 1,001 amerikanë nga data 13 deri në 16 gusht.
Sigal