Ngrohja globale, akulli në Antarktidë po shkrin me shpejtësi

608
Sigal

Akulli në Antarktidë po shkrin me një ritëm më të shpejte se kurrë më parë tregon studimi më i fundit mbi kontinentin e bardhë.

Nëse nuk merren masa urgjente, pasojat e rritjes së nivelit të detit mund të jenë katastrofike për qytetet anembanë botës.

Raporti i hartuar nga shkencëtarë britanikë e amerikanë tregon se shkrirja e shtresës së akullt të Antaktidës është tre herë më e lartë këto 5 vitet e fundit. Në çerek shekulli, thonë ata, humbja e akullit është tre trilionë tonë.

Nëse kjo situate vazhdon, dekada e ardhshme mund të sjelle një rritje të detit me 1 metër deri në vitin 2070. Parashikimet janë thuajse apokaliptike, sepse flitet për rrezikun e një shembjeje të të gjithë shtresës në fjalë e atëherë, deti do të rritej me gati 3,5 metra.

“E kemi dyshuar me kohe se ndryshimet e klimës do të ndikonin tek shtresat e akullit polar, thotë profesor Andrew Shepherd i universitetit të Leeds dhe autor kryesor i studimit. Fale sateliteve në hapësirë, shpjegon ai, ne tani mund ta gjurmojmë humbjen e shtresës akullnajore me një saktësi të madhe e të shohim dhe kontributin e saj tek niveli global i deteve”.

Niveli i shkrirjes, për Shepherd, është befasues. Studimi i botuar në revistën “Nature” është realizuar me bashkëpunimin e 88 shkencëtarëve nga 44 organizata ndërkombëtare dhe pretendon se është më i detajuari aktualisht për gjendjen e akullit në Antarktidë.