Nga Beqir Sina – Seth Schuster, zyrtari i lartë i fushatës së Biden: Ai nuk do të tërhiqet

22
Nga Beqir SINA 
 
 

Një sondazh i CNN me vëzhgues të debatit zbuloi se 67 përqind e të anketuarve thanë se Trump e fitoi debatin


Demokratët e Presidentit Biden dëshironin mbi të gjitha që ai të demonstronte gjatë debatit se ishte i fortë dhe plot energji, për t’u dhënë fund pikëpyetjeve të ngritura rreth aftësive fizike dhe mprehtësisë mendore të demokratit 81-vjeçar.

Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump kritikuan ashpër njëri-tjetrin mbi çështjen e ekonomisë, abortin, imigracionin dhe politikën e jashtme gjatë mandateve të tyre, duke u dhënë votuesve një mundësi për të parë një debat mes kandidatëve më të moshuar presidencialë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Biden është 81 vjeç, ndërsa ish Presidenti Trump 78 vjeç.

Por, Presidenti Biden nuk i përmbushi pritshmëritë e tyre modeste në arenën më të madhe të politikës amerikane.

Në fund të debatit 90 minutësh, aleatët e presidentit demokrat, hartuesit e strategjive dhe drejtues të tjerë të fushatës i zuri paniku pas vështirësive që zoti Biden shfaqi gjatë debatit, pauzave të pakëndshme dhe një të folure të zbetë që shpesh ishte e vështirë të kuptohej.

Publikisht dhe privatisht, demokratët ngritën pikëpyetje nëse partia mund, ose duhet ta zëvendësojë zotin Biden si kandidatin e Partisë Demokrate në zgjedhjet e nëntorit përballë ish presidentit 78 vjeçar, Donald Trump.


Presidenti Biden “nuk do të largohet” nga gara e vitit 2024, tha një zyrtar i fushatës pas një debati të lëkundshëm të enjten vonë që nxiti diskutimin midis disa demokratëve nëse ai duhet të zëvendësohet në krye të biletës: Biden Harris 2024

Sigurisht që ai nuk do të largohet,” tha zëdhënësi i fushatës së Biden, Seth Schuster në një mesazh me tekst derguar shtypit amerikan.

Vetë presidenti Biden hoqi dorë nga spekullimet nëse ai duhet të “përkulet” pra tê largohet gjatë vazhdimit te fushates deri në nëntor , tani pas debatit.

Jo. Është e vështirë të debatosh me një “gënjeshtar” citohet t’u ketë thënë sot gazetarve të Shtëpisë së Bardhë, Biden: “New York Times theksoi se ai gënjeu 26 herë”, tha ai, duke iu referuar ish-presidentit Trump.

Performanca e Bidenit në debatin e së enjtes mbrëma me Trump u mbështet kryesisht nga demokratët, disa prej të cilëve kanë pranuar se do të ndezë bisedat nëse presidenti duhet të zëvendësohet në krye të biletës së demokratëve përpara konventës së gushtit.

Presidenti Biden gjatë debatit fliste me zë të ngjirur dhe ngatërroi fjalët në disa raste gjatë debatit,

Zëri i presidentit ishte shpesh i “dobët” dhe i “pakuptueshem”, me shumë vet ngatërrime, të cilin Shtëpia e Bardhë më vonë ia atribuoi një ftohjeje “gripale”, dhe ai nganjëherë humbiste mendimet e tij ose përpiqej ta thoshte qartë mendimin e tij, jashtë çdo konteksti.

Debatet janë shumë shpërqendruese dhe do të jenë shumë konsumuese për fushatën,” tha ish-sekretarja e shtypit e Biden, Jen Psaki në MSNBC. 

Amerikanët sot pyesin “A duhet të zëvendësohet ai(Biden)? Ata do t’i përgjigjen kësaj pyetjeje në vend që të sulmojnë Trumpin, strategjistët demokratë nê vazhdim kjo është ajo pyetja “1.000.000 $”.

Një sondazh i CNN me vëzhgues të debatit zbuloi se 67 përqind e të anketuarve thanë se Trump e fitoi debatin.

Fushata e Biden vuri në dukje se kishte një ditë rekord për mbledhjen e fondeve në bazë dhe përmendi dhjetëra gënjeshtra të Trumpit dhe refuzimin e tij për t’u angazhuar për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve të 2024 si shenja që debati nuk shkoi mirë edhe për republikanin Donald Trump.
Sigal