Nëse del pozitiv përfiton 50 euro, pensionistët 100 euro / Ja cili qytet po zbaton këtë politikë

267
Sigal

Komuna e Prishtinës ka vendosur për të ndërmarrë disa vendime sa i takon shpenzimeve që kanë familjarët, sa i takon pandemisë së koronavirusit. Çdo familje në Kosovë ka për të paguar një faturë, e ndodhur në këto kushte, ndihma financiare do të ishte e nevojshme në këtë periudhë krize.

Dy ditë më parë, në një mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendit, nga komuna e Prishtinës është marrë vendimi që për çdo qytetar të konfirmuar pozitiv me Covid-19 të dhurohet shuma prej 50 euro, ndërkohë që për pensionistët kjo shumë shkon në 100 euro.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha në prononcim televiziv se gjithçka do të përballohet nga buxheti i komunës dhe jo nga buxheti i shtetit.

“Qytetarët e Prishtinës kanë kontribuar me taksa çdo vit për komunën e Prishtinës, dhe sot këto taksa po përdoren për ta”, tha ndër të tjera ai.

Kosova çdo ditë shënon rekorde sa i takon të infektuarve, dhe pacientëve që nuk ia dalin dot mbanë. Autoritetet shëndetësore po bëjnë një punë të madhe dhe pavarësisht shtrëngimit të masave, situata nuk po njeh përmirësim.