Nëna hedh binjakët e porsalindur nga apartamenti, shpëtohet vajza që kishte ngecur mes mureve por…

339
Sigal

Anëtarët e ekipeve emergjente në Meksikë kanë arritur të shpëtojnë një foshnje të cilën e ëma e kishte hedhur nga apartamenti pasi e kishte sjellë në jetë, kurse vogëlushja kishte ngecur në mes dy mureve të ndërtesës në New Mexico.

Ajo çfarë është më e tmerrshme se ekipet emergjente kanë gjetur edhe trupin e pajetë të një djali, për të cilin besohet se është vëllai i saj binjak.

Trupi i foshnjës është gjetur në mbeturina para ndërtesës, kurse e ëma e tyre është identifikuar si Jakelin që u arrestua dhe më pas u dërgua në spital.

Në anën tjetër bashkëshorti i saj Jose është në arrati. E pamjet e shpëtimit të vajzës së porsalindur janë publikuar nga Sekretariati për Siguri Publike në Meksikë.

Në video shihet momenti kur ekipet e shpëtimit nxjerrin foshnjën, ku pas disa orëve punë të palodhshme për të thyer muret arrijnë ta nxjerrin nga muret ku kishte ngecur