“Në emër të Islamit”, i riu në Filadelfia qëllon 13 herë mbi policin

502
Një person ende i paidentifikuar ka tentuar ta vrasë një oficer policie në Filadelfia të SHBA-ve, duke shtënë me armë ndaj tij në emër të Islamit.
Siç raportojnë medist amerikane, polici Jesse Hartnett është qëlluar me tre plumba në dorën e tij, ndërsa ai ia ka dalë t’ia kthejë zjarrin dhe e ka qëlluar sulmuesin, i cili më pas u arrestua.
Në një deklaratë, Policia ka sqaruar se i dyshuari 30-vjeçar ka shtënë të paktën 13 herë në dritaren e makinës së policit, i cili sipas raportimeve të para thuhet se këtë veprim e ka bërë në emër të Islamit.
Polici i plagosur është dërguar në emergjencë, është operuar dhe tani gjendja e tij është stabile
Sigal