Natë tmerri në Evropë, protestuesit vendosin maska dhe përplasen me policinë

257
Sigal

Festa e Zjarrit, ose Nata e Zjarrit , u festua edhe këtë vit nga britanikët me pjesëmarrje të madhe dhe pamje mbresëlënëse.

Është përfaqësimi i Natës së Guy Fawkes,  emri i të cilit lidhej me “Konspiracionin e Barutit” në vitin 1605.

Ai ishte një ushtar katolik anglez që luftoi me ushtrinë spanjolle kundër protestantëve holandezë.

Atë natë, komplotistët filluan operacionin e tyre nga bodrumi i Dhomës së Lordëve dhe e emëruan atë kryetar të dhomës ku ruhej baruti.

Plani nuk pati sukses, pasi një letër anonime arriti në duart e autoriteteve britanike.

Fawkes u gjet duke ruajtur dhomën e barutit në Westminster, u arrestua dhe vdiq disa javë më vonë, më 31 janar, pasi fillimisht rrëfeu se qëllimi i tij ishte të hidhte në erë Dhomën e Lordëve.

Dhe nisur nga kjo shumë protestues anti-establishment kanë dalur në rrugët e Londrës me maska dhe janë përplasur me policinë.

Nga mediat angleze është bërë e ditur se 8 policë janë plagosur nga kjo përplasje.

Protesutesit të cilët dogjën kukullën e Boris Johsonit shkuan më pas në sheshin e Parlamentit.

Dhe këtu policia ndërhyri pasi ata hodhën fishekzjarre në shesh.

Përplasja mes protestuesve dhe policisë, e cila me gjithë paralajmërimet nuk u shpërnda ka vazhduar për pak kohë.

Në një deklaratë të bërë nga policia e Londrës në Twitter shkruhej:

 “Në protestat e mbrëmjes së sotme në Londër u arrestuan gjithsej 12 persona. Janë bërë ndalime për krime të ndryshme. 8 oficerë tanë u plagosën. Kjo është e papranueshme”.

ImageImage

Image

ImageImageImageImage

© SYRI.net