NASA, zbulohen fotot e plutonit dhe hënës së tij “Charon”

462
NASA ka zbuluar më shumë foto të plutonit dhe hënës së tij “Charon”, foto të realizuara nga anija hapësinore “New Horizons”. Imazhi i Charon shfaq në detaje një krater, që jo zyrtarisht njihet si Organa dhe zbulon cfarë e rrethon atë, sic duket edhe në ngjyrën jeshile në këto foto. Drejtuesi i skuadrës së gjeologjisë, gjeofizikës dhe imazherisë së “New horizon” nga Universiteti i Washingtonit, Bill McKinnon tha në një komunikim zyrtar:
“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm. Përqëndrimi i amoniakut është një kundrangrirës i fuqishëm në një botë të akullt dhe nëse amionaku realisht është nga pjesa e jashtme e Charon, atehërë kjo do të na shpjegonte formimin e sipërfaqes së Xharon nga shpërthimi i të ftohtit, magmës së ujit dhe amoniakut. Imazhi i Charon dhe kraterit të tij është filmuar më 14 korrik të vitit 2015, kur anija “New Horizon” ishte vetëm 81 mijë km nga Charon. Anija “New Horizon” është anija e parë hapësinore që viziton Plutonin dhe ndodhet aktualisht 3.1 miliardë milje larg nga toka.
Sigal