Mustafa: Kosova vend i sigurt edhe pse sulmet terroriste janë problem global

522
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se qytetarët e Kosovës janë të sigurt edhe pse sulmet terroriste nuk po bëhen vetëm në vende të caktuara por janë bërë një problem global. Për këtë arsye, Mustafa tha se Qeveria e Kosovës ka bërë edhe strategjinë kundër terrorizmit, ku organet kompetente po mbajnë aktivitete kundër terrorizmit.
Ai tha se të gjithë duhet t’i mbajnë sytë në qell që në asnjë pjesë të botës por as edhe në Kosovë të mos ndodhë një gjë e tillë. Mustafa ka shprehur keqardhje për viktimat në Paris. Mustafa i bëri këto komente gjatë takimit me kryetarin e Istogut, Haki Rugova. Mustafa premtoi mbështetjen e Qeverisë për këtë komunë, duke thënë se kjo komunë ka arritur rezultate të mëdha në zgjidhjen e problemeve për qytetarët si në fushën e arsimit, kulturës dhe infrastrukturës. Ata më pas kanë vënë gurthemelin e Memorialit Ibrahim Rugova.
Sigal