Muri meksikan – Presidenti meksikan do të takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë

504
Sigal

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti meksikan Enrique Pena Nieto do të vizitojë Donald Trump, pas bisedës telefonike që dy liderët bënë së bashku të dielën.
Pena Neto tha se dëshironte një dialog të hapur me Trump, i cili gjatë fushatës pati bërë thirrje për ngritjen e një muri përgjatë kufirit SHBA – Meksikë dhe të detyronte Meksikën për të paguar atë.
Sekretari për median në Shtëpinë e Bardhë Sean Spicer tha se takimi do të zhvillohet më 31 janari, dhe Trump e Pena Nieto do të diskutojnë rreth shkëmbimet tregtare, imigracionin dhe sigurinë
Edhe zyra e presidentit meksikan përmes një njoftimi informonte se biseda telefonike mes dy liderëve ishte mbajtur në mëngjes
Po kështu Trump ka kërcënuar disa kompani me tarifa kufitare lidhur me produkte të prodhuara në Meksikë dhe të eksportuara në SHBA
Zyrtarët meksikanë shpesh kanë thënë se vendi i tyre nuk do të paguajë për murin përgjatë kufirit
Trump dhe Pena Nieto u takuan në Mexico City në fund të gushtit gjatë fushatës elektorale të presidentit amerikan