Stuhia nxjerr nga shinat dy trena në Zvicër, raportime për disa të plagosur

Dy trena në rrjetin rajonal hekurudhor të Zvicrës dolën nga shinat sot, vetëm disa dhjetëra kilometra larg njëri-tjetrit, në lokacione në veri të kryeqytetit, duke plagosur disa persona, tha policia në kantonin e Bernës.

Të paktën një person i plagosur rëndë është në mesin e të lënduarve, sipas policisë kantonale.

Sigal

Aksidenti pranë Lüscherz u raportua rreth orës 16:30, sipas një zëdhënësi të policisë kantonale të Bernës.

Stuhia nxjerr nga shinat dy trena në Zvicër, raportime për disa

Pjesa e pasme e trenit doli nga shinat dhe vagonët e prekur u përmbysën në anën e djathtë. Ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.

Linja hekurudhore e prekur është e mbyllur deri në një njoftim të dytë. Treni i përplasur i operatorit hekurudhor Aare Seeland mobil (ASM) po udhëtonte në drejtim të Biel.

Dyshimet janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të stuhisë.