Përdhunuesi serial shqiptar në gjyq/ Akuzat për ‘tmerrin e Hamburgut’

164

Ai njihej si ‘Tmerri i Hamburgut’. Një shqiptar i akuzuar si përdhunues serial ka dalë përpara gjyqit. Artur D., 28 vjeç akuzohet për përdhunim, sulm seksual dhe plaçkitje. 28-vjeçari nuk komentoi përpara gjykatës, por avokati tha se ai do të flasë në seancën e 25 shkurtit. Shqiptari akuzohet për tre raste të dhunës seksuale.

Rasti 1: Në mbrëmjen e 23 prillit të shkuar, ai sulmoi një pensioniste 78-vjeçare. Pasi e shtriu përtokë, ai e ngacmoi me gishta poshtë dhe u largua duke i marrë 240 euro. Avokati i gruas tha se ajo akoma është e shokuar edhe sot.

Rasti 2: Më 4 gusht ai sulmoi një 24-vjeçare, e cila po vraponte në park. Gruaja e re e kafshoi fort në gisht, por ai ia doli ta përdhunonte.

Rasti 3: Megjithëse i plagosur dhe i shpallur në kërkim nga policia, shqiptari goditi sërish më 17 gusht. Këtë herë një tjetër vrapuese. Ai e tërhoqi edhe atë në një skutë në park dhe e përdhunoi 42-vjeçaren.

Policia arriti ta arrestojë shqiptarin pas dëshmive të sakta. Në proces janë ftuar edhe tre viktimat e tij si dëshmitare.