Moti i keq në Indi, humbin jetën 14 persona dhe lëndohen 50 të tjerë

460
Sigal

Të paktën 14 persona vdiqën dhe 50 u lënduan këtë të diele kur shiu i rrëmbyeshëm dhe vetëtima bëri që një tendë e madhe të shkatërrohej në pjesën perëndimore të Indisë, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Banorët vendas ishin mbledhur në një tendë të madhe kur ndodhi aksidenti, tha Niraj Mishra, zëdhënëse e distriktit Barmer, për Reuters.

Disa njerëz vdiqën për shkak se u kapën nga elektriciteti i kabllove pasi që u shkatërrua tenda, ndërkohë të tjerë vdiqën për shkak se shiu i rrëmbyeshëm nuk i la hapësirë që ata të dilnin nga tenda.

Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital, ndërkohë ende nuk ka detaje të reja nga ky rast.