Shqiptarët ‘zotër’ të trafikut të drogës në Europë/ Dy të arrestuar edhe në Francë

524
Sigal

Nuk kanë fund lajmet nga bota që flasin për shqiptarët dhe kontrollin që kanë në Europë sa i përket trafikut të drogërave. Pas Italisë dhe Greqisë, ku lajmet e kronikës dominohen nga bashkëkombasit tanë, rasti më i fundit vjen nga Franca, aty ku policia e  Tenneville ka vënë në pranga dy shqiptarë, nën akuzën e trafikut të drogës.

Prokuroria kishte nisur prej kohësh hetimin e rastit në fjalë, ndërsa policia ka ndërhyrë vetëm pak orë më parë.

Shqiptarët pritet të dalin përpara gjyqit për dyshimin e trafikut të drogës, ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.