Moti i keq – Japoni, orteku i dëborës kap grupin e nxënësve, dyshohet për 8 viktima

476
Tetë nxënës të shkollave të mesme dyshohet se kanë vdekur pasi janë zënë nga një ortek dëborë në Japoni, në një qendër skijimi. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, ka thënë zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësit.

Moti i keq ka vështirësuar punën e ekipeve emergjente në përpjekjen e tyre për t’i kërkuar nxënësit.

Nasu Onsen Family – zona e skijimit gjendet në malin e Nasu rreth 200 kilometra në veri të Tokios.

Gjashtë studentë të tjerë besohet se janë të lënduar, sipas njërit prej mësuesve që po shoqëronte ata. Ndërsa 32 nxënës dhe mësues të tjerë kanë arrit që të shpëtohen nga ekipet e zjarrfikësve.
Sigal