Misteri rreth një gruaje amerikane, u gjet e lidhur me zinxhirë në një pemë në një pyll

90
Sigal

50-vjeçarja pretendon se mbijetoi për 40 ditë pa ushqim në pyll dhe se burri e la atje për të vdekur.

Autoritetet në shtetin indian të Maharashtra janë përballur me një rast të çuditshëm , pas zbulimit dhe shpëtimit të një gruaje 50-vjeçare amerikane në një pyll të zonës.

Sipas New York Post, 50-vjeçarja Lalita Kayi u gjet e lidhur me zinxhirë në një pemë nga një bari që dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë mbrëmjen e së shtunës.

Gruaja, siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga NDTV, ishte fare kockë dhe u dërgua me urgjencë në një qendër mjekësore në Goa për trajtim të specializuar.
Edhe pse ishte shumë e dobët për të folur, Kayi shkroi një shënim në anglisht duke thënë se kishte kaluar “40 ditë pa ushqim në pyll” pasi “burri e lidhi” në një pemë me një zinxhir hekuri.

Autoritetet lokale besojnë se gruaja – e cila shkruante në shënimin e saj se ishte trajtuar për “psikozë ekstreme” – vuan nga probleme psikologjike , raporton NDTV. Tek ajo u gjetën medikamente të lidhura me këto probleme.