Mister dhe thriller/ Si u gjet i vdekur në hotelin grek agjenti arab, i rrethuar nga kokaina dhe ilaçe anti-depresive

247
Sigal

Një ngjarje thriller po aq mister ka ndodhur me një agjent arab i cili lëvizte mes Zvicrës, Athinës dhe Dubait.

Media bëjnë me dije se agjenti u gjet i vdekur herët pasdite në një hotel në Greqi.

44-vjeçari me origjinë nga Kajro, prej javëve të fundit jetonte në Athinë, ku gjatë pushimeve e kanë vizituar edhe njerëzit e tij, ndërsa pak orë më parë kamerierja e hotelit luksoz e ka gjetur të vdekur.

Misteri është i madh dhe ende nuk është zbuluar, pasi në suitë janë gjetur sasi kokaine, kanabis dhe pilula xanax, ndërsa ajo që ngre pikëpyetje është fakti se ditët e fundit ai kishte tërhequr dhjetëra mijëra euro nga llogaria e tij bankare.

Agjenti i vdekur me origjinë nga Kajro, kishte shkuar në Greqi me vizë zvicerane, ka qenë aktiv në Zvicër dhe Dubai, ndërsa mësohet se ka bërë investime edhe në Greqi gjithashtu.

Për këtë ngjarje të gjitha autoritetet janë vënë në lëvizje, teksa kërkojnë zbardhjen e shkakut.