Ministria e Jashtme apel britanikëve: Largohuni nga Ukraina, Putin do e pushtojë brenda 2 ditëve të ardhshme

241
Sigal

Ministria e Jashtme u tha britanikëve që janë ende në Ukrainë që të largohen, pasi zyrtarët amerikanë parashikojnë se Putini mund të pushtojë Ukrainën brenda dy ditëve të ardhshme. Zyra e Jashtme përditësoi këshillën e saj për t’u thënë shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar që të largohen tani ndërsa mjetet tregtare janë ende në dispozicion.

Këshilla e Ministrisë së Jashtme vjen një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden u kërkoi të gjithë qytetarëve amerikanë që të largoheshin nga vendi.

Investors Bet Ukraine-Russia War Will Be Averted - WSJ

Megjithëse Rusia mohon me vendosmëri çdo plan për të pushtuar Ukrainën, analistët e kanë cilësuar vendosjen e trupave ushtarakë si një pozicionim perfekt për ta sulmuar atë. Sipas mediave të huaja, numri i qytetarëve britanikë në Ukrainë shumë i lartë, por shumë prej tyre kanë lidhje të forta