Alarm në SHBA/ Zbulohet një lloj i ri koronavirusi, i ardhur nga minjtë

191
Sigal

Një alarm është dhënë në SHBA, pasi në ujërat e zeza të Nju Jorkut është zbuluar një lloj i ri koronavirusi, i cili sipas shkencëtarëve ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga minjtë.

Ekipi nga Universiteti i Teksasit “A & M-San Antonio” dhe “Komuniteti Queensborough”, analizuan ujërat e zeza të metropolit amerikan dhe menjëherë dhanë alarmin tek autoritetet shëndetësore.

Shqetësimi i madh qëndron në faktin se nuk dihet nëse lloji i ri është përzier me viruse të tjera të bartura nga minjtë dhe po ashtu se sa ngjitës dhe i rrezikshëm mund të jetë.