Mesdhe/ Mbyten 50 emigrantë libianë, shpëtohen 400 të tjerë

446
Të paktën 50 persona e humbën jetën, ndërsa rreth 400 të tjerë janë shpëtuar kur një anije, e cila ka transportuar emigrantë ilegalë nga Afrika, u mbyt sot në ujërat e Detit Mesdhe.
Anija me emigrantë ishte nisur nga Libia në drejtim të Italisë.
Sipas mediave të huaja, për shpëtimin e tyre janë përfshirë disa mjete lundruese.
Anija ka lundruar nga Libia drejt Italisë, por ndërsa ka qenë në det të hapur ka ndodhur edhe përmbytja.
Një përfaqësues i Rojës bregdetare italiane deklaroi më herët se anijet që i transportojnë emigrantët e shpëtuar janë aq të ngarkuara “sa që është e mjaftueshme që vetëm një pjesë e pasagjerëve të ngrihen dhe ata të përmbysen”.
Nga fillimi i këtij viti në përpjekje për të mbërritur deri në Evropë në ujërat e Detit Mesdhe janë mbytur mbi 2 000 emigrantë.
Sigal