Merkel përballë sfidës së të djathtës nacionaliste në zgjedhjet legjislative

463
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, favorite për zgjedhjet dhe rivali i saj socialdemokrat po përpiqen të mobilizojnë trupat e tyre dhe të bindin të pavendosurit në këtë fund fushate.
Kancelarja 63-vjeçare, e bindur për një mandat të katërt, do të zhvillojë një miting në Mynih, ndërkohë që Martin Schulz, 61 vjeç, do t’u drejtohet mbështetësve të tij në Berlin.
Unioni Kristian-Demokrat(CDU) dhe aleati bavarez kanë marrë 36 për qind të votave sipas një sondazhi të stacionit televiziv, ZDF, publikuar dje në mbrëmje dhe mund t’i afrohet rezultatit të dytë më të ulët në histori (35,1 për qind në 1998).
Martin Schulz kërkon të shohë në këtë erozion një kthesë të minutës së fundit lidhur me një shqetësim të madh të popullsisë.
Por, ish-presidenti i Parlamentit Evropian duket shumë larg kësaj.
Socialdemokratët kanë marrë vetëm 21,5 për qind të votave në sondazhe, parë kurrë më parë në historinë e partisë më të vjetër gjermane.
Sigal