Menaxhimin i situatës nga COVID-19, Greqia 800 euro për qytetarët e shkëputur nga puna

346
Sigal

Qeveria greke ditën e sotme pasi në gjithë territorin janë mbyllur bizneset dhe shumica e njerëzve janë shkëputur nga puna, ka njoftuar se do të japë 800 euro asistencë për të gjithë ata qytetarë që kanë lënë punën si shkak i përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë është mësuar se nuk do të jepet as dhurata e Pashkëve, si shkak i situatës që është krijuar nga koronavirusi.

Nga ana tjetër autoritetet vendase kanë marra masa të forta për menaxhimin e situatës së krijuar nga përhapja e këtij virusi vdekjeprurës.