Sigal

Policia Britanike ka publikuar shqiptarin që ishte bosi i kokainës.

Bëhet fjalë për 33 vjeçarin Erald Mema, ai drejtonte një rrjet trafikantësh që bënin xhiro deri në miliona paund. Banda e drogës operonte në Birmingam, Oksford, Bristol dhe Londër. Mema është dënuar nga gjykata britanike me 25 vite burg, pasi cilësohet drejtues i rrjetit të drogës.

Ndërsa banda e udhëhequr prej tij u dënua në total me 150 vjet burg. Policia tha se Mema kishte nën drejtim 19 persona, pjesë e bandës së drogës, të gjithë tashmë të arrestuar. Trafikantët shqiptar shisnin sasi të mëdha droge, operonin edhe në Shqipëri sipas gjykatës britanike.

Mema drejtonte bandën shpesh herë duke qëndruar në Shqipëri.