Mbyten dy anije në Egje, shkon në 42 numri i të mbyturve

420
Të paktën 42 emigrantë humbën jetën sot pasi dy anije u mbytën në detin Egje’, ndërkohë që mendohet se kanë vdekur edhe shumë të tjerë, njoftoi sot Roja Bregdetare greke. Mes viktimave janë 11 fëmijë dhe një grua.
“Shtatë trupa u gjetën në brigjet e ishullit Farmakonisi, gjashtë prej të cilëve fëmijë. Dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që u shpëtuan 41 persona”, thanë rojat bregdetare.
“Pak milje më tej, në ishullin Kalolimnos, të paktën 14 persona humbën jetën pas mbytjes së një tjetër anijeje”, tha televizioni shtetëror grek.
Autoritetet thanë se 26 persona ishin gjetur të gjallë, ndërkohë që në anije mund të kenë qenë rreth 100 migrantë.
Tre helikopterë dhe anije patrullimi nga Roja Bregdetare greke dhe agjencia evropiane e kufijve, Frontex, janë pjesë e një operacioni gjigant shpëtimi, përfshirë edhe anijet e peshkimit.
Migrantët, përfshirë ata që i largohen luftës civile në Siri, përdorin shpesh anije jo të sigurta për të udhëtuar nga Turqia në Greqi me qëllimin e hyrjes në hapësirën e BE-së
Sigal