Lirohen 968 të dënuar, përfitojnë nga amnistia

534
Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve njofton se që dje hyri në fuqi Ligji Nr. 154/2015 “Për Dhënie Amnistie” dhe janë liruar 968 të dënuar.
Hartimi dhe zbatimi i këtij ligji synon jo vetëm respektimin e të drejtave të njeriut, por edhe dhënien e mundësisë të dënuarve që janë rehabilituar për tu rikthyer në jetën sociale.
Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u morën të gjitha masat për zhvillimin normal të këtij procesi në 23 institucionet e sistemit penitenciar, proces ky që nisi në orët e para të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 20:15 të mbrëmjes së djeshme. Si rrjedhojë e zbatimit të Ligjit “Për dhënie amnistie” kanë përfituar lirimin e menjëhershëm 968 persona të dënuar. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se procesi i zbatimit të Amnistisë ishte i suksesshëm dhe nuk është shënuar asnjë incident.
Lista e përfituesve sipas LEVP

Sigal